Kërkohet që gratë shtatzëna të vaksinohen

Kosova

Kërkohet që gratë shtatzëna të vaksinohen

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Vlorian Molliqaj  nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bën thirrje që gratë shtatzëna të vaksinohen.

Ishin mbledhur për të diskutuar për një çështje që nuk diskutohet shumë në  publik.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, publikoi Politikën Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve.

Këtu u kërkua nga MSH dhe nga drejtoritë komunale për shëndetësi që shëndeti i fëmijëve të jetë prioritet.

E kjo thirrje u adresua veçanërisht për rastin e komuniteteve pakicë

Sipas studimeve, pandemia Covid-19 ka rënduar mjaft shëndetin e nënave dhe fëmijëve.

Prandaj Vlorian Molliqaj  nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kërkoi edhe vaksinimin e grave shtatzëna.

Marrë parasysh gjendjen aktuale, KOMF ka kërkuar vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme në çështjet e adresuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat