Ngjarjet e datës 22 dhjetor

Kosova

Ngjarjet e datës 22 dhjetor

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 00:11
Naim Qelaj

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit në mes të Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK, lidhur me vendimet e gjykatave në trajtimin e rasteve në baza gjinore dhe dhunës në familje; Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, lidhur me bashkëpunimi në mes të IAP dhe Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet dëgjimi i dytë publik i organizuar nga kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me temën “Njoftim mbi punën, të arriturat, sfidat dhe projektet në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021|. (salla e Kuvendit Komunal të Ferizajt, ora 10:00)

Bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP) organizojnë Konferencën e tretë ndërkombëtare shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Donika Gërvalla - zëvendëskryeministre, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për inspektimet, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për inspektimet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:30)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 12:30)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion, në lidhje me marrëveshjen në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për inspektimet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Hapet ekspozita digjitale e Klubeve Digjitale të Medias së 20 Shkollave Kampione të 7 Komunave të Kosovës. (Kinema “Armata”, Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat