Komuna e Malishevës dënon ashpër rastin në Gjimnazin “Hamdi Berisha”

Kosova

Komuna e Malishevës dënon ashpër rastin në Gjimnazin “Hamdi Berisha”

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:48
Ekrem Kastrati

Komuna e Malishevës, e dënon ashpër rastin që ka ndodhur ditë më parë në Gjimnazin “Hamdi Berisha” , në Malishevë.

Rast për të cilin jemi njoftuar nga ana e organeve përgjegjëse.

Komuna e Malishevës, vlerëson se aktet e tilla janë të papranueshme dhe ju bëjmë thirrje organeve kompetente, që angazhimin për zbardhjen e rastit ta çojnë deri në fund.

Gjithsesi, Komuna e Malishevës, karshi situatave të tilla, për asnjë moment nuk do të jetë tolerante dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që aktet e tilla mos të përsëritën më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat