Pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme, rriten masat parandaluese në Deçan dhe Junik

Kosova

Pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme, rriten masat parandaluese në Deçan dhe Junik

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka bërë të ditur se pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për vërshime të mundshme gjatë ditës së nesërme në komunat Deçan dhe Junik, që mund të ndodhin si pasojë e reshjeve të shiut, KRU ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe ka angazhuar ekipe në terren për masa parandaluese.

Në këtë drejtim, kryeshefi ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Agron Tigani, ka nxjerrë vendim për rritjen e shkallës së gatishmërisë dhe vetëkontrollit në komunat respektive dhe të njëjtin vendim ua ka komunikuar edhe shefave të njësive përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në Deçan dhe Junik.

“Në të dyja komunat, ekipet e terrenit kanë marrë masat e para dhe janë duke u koordinuar në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet komunale respektive”, thuhet në njoftim duke shtuar se shkalla parandaluese e gatishmërisë është ngritur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë!

“Në secilin rast që konsumatorët e shohin të nevojshme asistencën në ndonjë shërbim apo koordinimin, luten ti drejtohen Njësive përkatëse në komunat e tyre”, thuhet në fund të njoftimit të KRU “Hidrorini”. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat