​IKSHP: Në çdo festë nga mjetet piroteknike lëndohen së paku 100 persona

Kosova

​IKSHP: Në çdo festë nga mjetet piroteknike lëndohen së paku 100 persona

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë apel qytetarëve që mos të përdorin mjete piroteknike, pasi statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike.

“Lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në postimin e institutit në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Mos luani me mjete piroteknike!

Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!

Lëndimet nuk riparohen!

Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat