“Mjegulla u krijua nga ngritja e temperaturave, 1 janari do të ngjasojë si pranverë”

Kosova

“Mjegulla u krijua nga ngritja e temperaturave, 1 janari do të ngjasojë si pranverë”

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 01:12
Besim Aliu

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mjegulla e krijuar sonte është si rezultat i ndërrimit të temperaturave, gjegjësisht rritjes së tyre.

Ai shtoi se kjo gjendje do të vazhdojë, ndërsa pas tre ditësh priten temperatura edhe më të larta.

“Te enjten do të kemi rreze dielli, gjë e cila do të shkaktojë sërish këto telashe me mjegull që i kemi sot, pra krijimin e mjegullës”.

Ai po ashtu sqaroi se mjegulla nuk është ndotje, por përzierja e saj me tym është e dëmshme për organizmin e njeriut.

Aliu bëri të ditur se me 31 dhjetor, temperaturat do të jenë pozitive, ndërsa me 1 janar ato do të rriten deri në 10-12 grade Celsius.

“Dita e parë e vitit të ardhshëm do t’i ngjasojë një dite të pranverës. Nuk parashihet reshje bore pos reshjeve të shiut”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat