“Vetmia është e rëndë”, emocionon 77-vjeçari nga Deçani që e pret i vetëm Vitin e Ri

Kosova

“Vetmia është e rëndë”, emocionon 77-vjeçari nga Deçani që e pret i vetëm Vitin e Ri

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 14:03
Mehmet Mazrekaj

Ngrohtësinë e vetme ia jep stufa. Kjo pasi Mehmet Mazrekaj nga fshati Drenoc i Deçanit, ka më shumë se pesë vite që Vitin e Ri e pret i vetëm në kullë.

Që nga vdekja e gruas 77-vjeçari ka vendosur që këtë festë ta pres vetëm, ani pse gjithmonë ftohet nga vëllai, nipat e mbesat.

Kur kujton kohët e mëparshme ai shpreh një nostalgji të madhe për njerëzit që ishin pjesë e jetës së tij.

E edhe mungesën e gruas e ndjen çdo ditë.

Këtë rrëfim emocionues mund ta dëgjoni në videon më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat