​Zgjatet orari për vaksinimin e qytetarëve kundërCOVID-19

Kosova

​Zgjatet orari për vaksinimin e qytetarëve kundërCOVID-19

Më: 10 janar 2022 Në ora: 19:21
Ilustrim

Komuna e Prishtinës, për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët për vaksinim në mbrojtje nga COVID-19, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka marrë sot vendim për zgjatjen e orarit të punës në QMF 7 në lagjen “Kalabria”.

Siç thuhet në një njoftim në Facebook, orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) tash e tutje do të jetë 12 orë (07:00-19:00) nga dita e hënë deri të premten.

Ndërsa në fundjavë, e shtunë dhe e diele, orari do të jetë prej orës 07:00-15:00.

Vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, më datë 12.01.2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat