Kryetari i Kamenicës: “Rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme”

Kosova

Kryetari i Kamenicës: “Rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme”

Më: 11 janar 2022 Në ora: 06:40
Kadri Rahimaj

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, deklaroi se në komunën, të cilën ai e udhëheq, rrugët janë të gjitha të hapura për qarkullim dhe se reshjet e borës nuk i kanë sjellë vështirësi.

“Rrugët janë në gjendje të mirë, të kalueshme. Sot, gjatë tërë ditës, kemi qenë të përkushtuar në këtë drejtim.

Ekipet tona në bashkëpunim me kompaninë, e cila përkujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë vizituar të gjitha rrugët dhe kanë ndërhyrë, duke hapur rrugët aty ku ka qenë e nevojshme”.

“Për fat të mirë, për dallim prej komunave tjera, në Kamenicë aktualisht moti është pa të reshura bore dhe kjo ka mundësuar që rrugët tona të jenë të hapura”, deklaroi Rahimaj në emisionin Edicioni Special

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat