​MMPHI: Rrugët që menaxhohen prej nesh janë të qarkullueshme

Kosova

​MMPHI: Rrugët që menaxhohen prej nesh janë të qarkullueshme

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës informoi se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.

Sipas këtij dikasteri, operatorët ekonomikë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës, të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar”, përfundoi MMPHI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat