Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Kosova

Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Më: 11 janar 2022 Në ora: 10:11
Ilustrim

Në ditën e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 361 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria.

Përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat.

Si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat