Podujevë, 6 familje në nevojë strehohen në Lagjen e Dëshmorëve

Kosova

Podujevë, 6 familje në nevojë strehohen në Lagjen e Dëshmorëve

Më: 12 janar 2022 Në ora: 18:53
Podujevë

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se në vazhdën e projekteve për strehimin e familjeve skamnore, sot kanë dhuruar çelësat e shtëpive për gjashtë familjet përfituese me gjendje të rëndë sociale në Lagjen e Dëshmorëve.

Ai ka thënë se zgjidhja e çështjes së banimit për familjet skamnore mbetet prioritet në politikat sociale.

Postimi:

“Ky projekt është realizuar nga buxheti i komunës dhe në këtë lagje deri tash janë strehuar 112 familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat