Krasniqi: E mirëpresim rritjen e pensioneve, por nuk është e mjaftueshme

Kosova

Krasniqi: E mirëpresim rritjen e pensioneve, por nuk është e mjaftueshme

Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:51
Sylejman Krasniqi

Kryetari i Federatës së Pensionistëve të Kosovës, Sylejman Krasniqi, ka thënë se e mirëpresin vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve.

Ai ka deklaruar se kjo nuk është e mjaftueshme për nevojat që kanë ata.

“Ky vendim i rritjes është mirëpritur, sidomos tek ata që marrin ndihma sociale. Kjo është mirëpritur, pasi është një rritje e përhershme, është një rritje e mirë, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Kjo është kategoria më e ulët e pensionistëve. Po presim se do të bëjnë një kategorizim tjetër për të gjitha pensionet, edhe për kontributdhënësit edhe për këta të moshës”.

“Njëherë për njëherë nuk presim se do të ketë një rritje tjetër, derisa të rimëkëmbet ekonomia, por në të ardhmen duhet të ndërmerret diçka për pensionet”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat