Kryeinspektori sanitar: Për dy javë bëmë dymijë inspektime, shqiptuam 130 gjoba

Kosova

Kryeinspektori sanitar: Për dy javë bëmë dymijë inspektime, shqiptuam 130 gjoba

Më: 14 janar 2022 Në ora: 00:16
Ibrahim Tërshnjaku

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku, u lavdërua se numri i të infektuarve në vendin tonë është më i vogël, krahasuar me vendet e rajonit dhe kjo, sipas tij, është edhe si rezultat i angazhimit të inspektorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

AI tha se edhe gjatë festave të fundvitit ishte intensifikimi shumë i lartë i inspektimeve, ku nga dymijë kontrolle, iu shqiptuan gjoba 300 subjekteve të gastronomisë, e që kjo, sipas tij, po bëhet për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Duhet të falënderohen inspektorët dhe policia. Për dy javë janë bërë dymijë inspektime, nga 130 inspektorë të angazhuar vetëm për masa antiCOVID”.

Tërshnjaku po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë për parregullsitë që i shohin lidhur me mosrespektim të masave dhe se në afat prej 15 minutash do t’i dërgojnë ekipet së bashku me policinë për ta parë gjendjen faktike.

Ai tregoi edhe që intervenuan në një rast parandalimi të tubimit, pas raportimit të qytetarëve.

“Dje në Graçanicë ka pasur informata se ka pasur një tubim dhe kemi shkuar në afat shumë të shkurtër dhe nuk është lejuar mbajtja e tubimit, i cili kishte të bënte për hir të festës së Vitit të Ri Ortodoks”.

Ndërsa, lidhur me akuzat e një pjese të gastronomëve se inspektorati shqipton dënime vetëm ndaj bizneseve të zgjedhura, Tërshnjaku tha se këto nuk qëndrojnë dhe se çdo ditë bëhen planet e përditshme, ku asnjë inspektor nuk e ka terrenin e njëjtë dhe se nuk shkon në rrugë të njëjtë në natën e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat