Gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit, qytetarit që voziti 193 km/h në zonën ku lejohet 80 km/h

Kosova

Gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit, qytetarit që voziti 193 km/h në zonën ku lejohet 80 km/h

Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:17
Vetura

Një qytetar në Kosovë është gjobitur me 300 euro dhe i është pezulluar patentë shoferi për tre muaj, pasi ai kishte drejtuar veturën me shpejtësi 193 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Siç njofton policia shoferit i janë hequr edhe 3 pikë nga patentë shoferi.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Image
Denimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat