​Përkujtohet veprimtari Jonuz Musliu

Kosova

​Përkujtohet veprimtari Jonuz Musliu

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:33
Pamje nga akademia perkujtimore

Ditët përkujtimore për Jonuz Musliun përfunduan me akademinë përkujtimore të organizuar në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, për të përkujtuar jetën dhe veprën e lavdishme të liderit historik të Luginës, Jonuz Musliu.

Gjatë akademisë folën kryetari i OVL-së, kryetari i Komunës, deputeti popullor, zv/kryetari i KNSH-së, si dhe përfaqësues nga familja Jashari e Orizares së Kumanovës dhe përfaqësues nga bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Maqedonisë së Veriut.

Sipas një njoftimi, të gjithë njëzëri ngritën lartë figurën dhe simbolin kryesor të Luginës, duke e kujtuar me nostalgji për veprimtarinë mbi tre dekada për liri dhe bashkim.

“Mungesa e zërit të Jonuz Musliut është evidente dhe çdokush po e ndjen se Lugina ka mbetur bosh pa të. Në emër të familjes Musliu, i falënderoi të pranishmit djali i Jonuz Musliut, njëherit zv/kryetar i Komunës dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu. Gjatë aktivitetit u prezantua një pikturë e punuar nga piktorja nga Bujanoci, Leoneta Abdyli, pikturë e cila përmban etapat nëpër të cilat ka kaluar Jonuz Musliu përgjatë këtyre dekadave, deri tek ngritja për herë të fundit e flamurit kombëtarë në selinë e KNSH-së. Dhe në fund të programit u bë promovimi i këngës “ME FLATRA SHQIPONJE” e kënduar nga këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat