Ngjarjet e datës 3 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 3 shkurt

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 00:36
Qeveria e Kosovës

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim të gjyqtarëve në Kushtetuese nis procedurën për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30)

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjakovës organizon manifestimin sportiv “Laureatët 2021”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 11:00)

KQZ organizon tryezë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën “Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Disa studentë, në bashkëpunim me Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), mbajnë aksionin simbolik “Kali i Trojës në Universitete Publike”. (Para MASHTI-t, Prishtinë, ora 12:00)

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë prezanton raportin final për zgjedhjet lokale 2021. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë, 13:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat