ShSKUK: Të shtrirë për mjekim janë 213 pacientë nga COVID-19

Kosova

ShSKUK: Të shtrirë për mjekim janë 213 pacientë nga COVID-19

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 213 pacientë, të gjithë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Nga këta, 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë 13 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 73 pacientë;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 17 pacientë;

Spitali i Pejës, 21 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 25 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 16 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat