Sindikata e Policisë: S’jemi kundër fjalës së lirë, suspendimi i zyrtarëve është i padrejtë

Kosova

Sindikata e Policisë: S’jemi kundër fjalës së lirë, suspendimi i zyrtarëve është i padrejtë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 23:45
Policia e Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kameramanit të Ekonomia Online, dhe reagimeve se policia ka shkelur fjalën e lirë.

Nëpërmjet një komunikate, sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se ata nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë asnjëherë kundër fjalës së lirë.

“Policia e Kosovës nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do jetë asnjëherë kundër fjalë së lirë. Policia e Kosovës gjithmonë vepron konform udhëzimeve ligjore duke mbrojtur dhe siguruar ambient të qetë e të sigurt për të gjithë”, thuhet në reagimin e policisë.

Suspendimin e dy zyrtarëve policorë, si dhe inicimin e procedurës disiplinore ndaj pesë zyrtarëve të tjerë, sindikata e Policisë së Kosovës e ka quajtur si të padrejtë.

“Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës”.

“Policia e Kosovës është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen”, thuhet në reagimin e sindikatës së policisë.

Kujtojmë se gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin e Ekonomia Online, ndërsa për këtë arrestim janë suspenduar dy zyrtarë policorë ndërsa është iniciuar procedurë disiplinore ndaj pesë të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat