Bellaqa: Rroga minimale duhet të rritet në 300 euro

Kosova

Bellaqa: Rroga minimale duhet të rritet në 300 euro

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:40
Jakup Bellaqa

Një qeveri është e suksesshme nëse lufton inflacionin dhe zbut papunësinë.

Kështu është shprehur njohësi i fushës së ekonomisë, Jakup Bellaqa, i cili ka thënë se pavarësisht të qenurit ekonomi e lirë, shteti ka mekanizma që të ndërhyjë në rastin e rritjes së çmimeve.

Bellaqa ka thënë se për të ndihmuar në situatën aktuale, qeveria duhet të marrë vendim për rritjen e pagës minimale.

“Ka pasur rritje ekonomike dhe duhet të rritet paga minimale. Paga minimale në vend duhet të shkojë në 300 euro”, është shprehur Bellaqa.

“Inflacioni i bën të varfrit më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Ka pasur rritje ekonomike dhe kjo duhet të përshëndetet. Edhe remitancat janë rritur, ka pasë po ashtu rritje të aktivitetit ekonomik dhe buxheti i miratuar është më i madhi ndonjëherë, prej 2.7 miliardë euro”.

Më tej ai ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i bashkojnë forcat në rrafshin ekonomik.

“Duhet të kemi si komb treg – bashkim ekonomik. Pastaj duhet të ketë politike makroekonomike në mënyrë që të mos lejohen çmimet tavan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat