Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor

Kosova

Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës rreth një muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se një i dyshuar (zyrtar policor me gradën e rreshterit në stacionin policor në Pejë) mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative ndaj zyrtarit policor.

Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur  dhe sekuestruar prova të ndryshme.

Të dyshuarit të arrestuar në këtë rast me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat