Latifi e vazhdon traditën e dhurimit vullnetar të gjakut

Kosova

Latifi e vazhdon traditën e dhurimit vullnetar të gjakut

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i është bashkuar nismës vullnetare për dhurimin e gjakut në Ratkoc, nismë ko që aty mbahet për të katërmbëdhjetin vit me radhë.

“Edhe sivjet iu bashkova nismës vullnetare për dhurimin e gjakut, që po mbahet në Ratkoc për të katërmbëdhjetin vit me radhë. Bashkëfshatarit e mi nga Ratkoci, por edhe qytetarë nga Rahoveci e fshatra të tjerë, po i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme, që sivjet u dedikohet atyre që humbën jetën në përballje me virusin vdekjeprurës Covid-19”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Sipas Latifit dhurimi i gjakut është një prej veprave më humane që mund ta bëjë secili për të shpëtuar jetën e njerëzve me probleme shëndetësore.

“Përveç tjerash, është dëshmuar tanimë se dhurimi i gjakut ka përfitime shëndetësore edhe për dhuruesit. Falënderoj Këshillin Organizues të kësaj nisme për organizimin e shkëlqyeshëm dhe inkurajoj të gjithë qytetarët e Rahovecit që t’i bashkohen dhuruesve të shumtë të gjakut në Ratkoc”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat