Vetëm pacientët me simptoma të koronavirusit mund të testohen në Klinë

Kosova

Vetëm pacientët me simptoma të koronavirusit mund të testohen në Klinë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Vetëm edhe afro 500 teste rapide i kanë në dispozicion Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ” Nënë Tereza” në Klinë.

Teste këto që mund të shpenzohen brenda një jave.

Ndaj menaxherët e kësaj qendre kanë bërë thirrje tek qytetarët të testohen vetëm ata të cilët kanë simptoma dhe që udhëzohen nga mjeku familjar. Ndonëse javë më parë, QKMF-ja ofroi këtë shërbim edhe për ata të cilët nuk kishin indikacione sa i përket infektimit me koroanvirus.

Drejtues të QKMF-së ” Nënë Tereza” në Klinë ende nuk e dinë se kur do të furnizohen nga Ministria e Shëndetësisë, meqë kjo e fundit iu ka përgjigjur se nuk kanë teste aktualisht. Burime të MSh-së bëjnë me dije për televizionin se kontrata do të rinovohet që të mos ndërpritet furnizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat