Nxënësja nga Vushtrria me probleme shikimi pa ndihmë në klasë, po i vështirësohet shkollimi

Kosova

Nxënësja nga Vushtrria me probleme shikimi pa ndihmë në klasë, po i vështirësohet shkollimi

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

14 vjeçarja, Enesa Azemi vuan nga problemet me shikimin, gjë që po ia vështirëson edhe shkollimin.

Ajo thotë që përpos bullizimit që i vije nga shoqëria e shpesh edhe mësimdhënësit, shkolla në Vushtrri, ku ajo vijon mësimet nuk ia plotëson as kushtet për arsimim.

Nxënësja tregon se nuk kanë pasur as asistentë siç parashihet me një udhëzim administrativ që ka nxjerrë Ministria e Arsimit.

Ajo pjesën tjetër të aktiviteteve pas mësimit i vazhdon në OJQ “Drita Jonë”.

Sipas drejtoreshës së kësaj qendre aty marrin ndihmë rreth 100 fëmijë.

Nga drejtoria komunale e arsimit në Vushtrri thonë që janë duke punuar për të siguruar më shumë asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Sipas statistikave, në këtë komunë janë 120 nxënës me nevoja të veçanta që vijojnë mësimin pa kushtet e duhura.

Për të parë vidon kilkoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat