Moti për ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

Moti për ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Të enjten dhe premten mot me diell dhe temperatura pranverore. Orëve të mëngjesit ngrica dhe mundësi për mjegull. Në fundjavë kryesisht me vransira, të shtunën më ftohtë, parashikon “Prishtina Weather”.

9.02.2022 – Mot më stabil do të dominoj në ditët vijuese mbi vendin tonë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa edhe temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuajse pranverore. Orëve të mëngjesit edhe do të ketë ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi edhe për mjegull apo mjegullinë.

Nga fundjava do të ketë shtim të vransirave, me pak gjasa për reshje të dobëta bore përreth viseve malore ditën e shtunë, kur edhe pritet një rënie e temperaturave përreth vlerave mesatare.

Java e tretë e shkurtit fillon me mot të butë dhe pjesërisht të vranët, me mundësi për riga lokale shiu apo bore në vise malore.

Paraqitja e inverzionit të temperaturës dhe qarkullimi jo i mjaftueshëm ajror mbanë ndotësit ajror të rritur pranë sipërfaqes, e cilësia e ajrit fillon të përkeqësohet, ku indeksi mund të kaloj në vlera edhe shumë të dobëta, por edhe jashtëzakonisht të dobëta vende-vende.

Datat:

10.02 – Mot i ngrohtë e kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

11.02 – Pas mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mjegull/mjegullinë, ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me kthjellime e diell.

12.02 – Më ftohtë, e kryesisht me vransira. Ditën edhe intervale të shkurta me diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore

13.02 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.

14.02 – Pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

Temperaturat në rritje ditëve të ardhshme, e në fundjavë në rënie. Minimalet luhaten nga -3C deri 1C, e maksimalet kapin vlerat deri në 12C e 14C të premten, e të shtunën zbresin në 5C, e deri të hënën sërish në rritje në 9C.

Erërat frynë lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e shtunë ndryshojnë drejtimin nga verilindja dhe frynë edhe mesatare 3-7m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.

Image
Temperaturat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat