Deputetja e VV-së: 70 për qind e konsumatorëve nuk preken me tarifat e reja të energjisë

Kosova

Deputetja e VV-së: 70 për qind e konsumatorëve nuk preken me tarifat e reja të energjisë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 22:57
Jeta Statovci

Deputetja e Grupit Parlamentar të VV’së, Jeta Statovci, ka thënë se tarifat e reja të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i prekin 70 për qind e konsumatorëve në vend.

“Kanë qenë tri lëvizje që janë bërë pas propozimit të ZRreE’së: bllok tarifa ka shkuar nga 600 kilovat në 800, çmimi nga 14 cent ka rënë në 12.52 cent dhe zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të konsumatorëve që preken”, është shprehur Statovci.

“Janë 30 për qind e konsumatorëve që preken e të cilët janë ata që shpenzojnë më shumë energji”, tha ajo.

Statovci ka thënë se situata aktuale është e padëshirueshme por që nuk është prekur vetëm Kosova.

“Kriza ka prekur edhe vendet e rajonit edhe shumë vende të fuqishme. Goditja pandemike, situata gjeopolitike dhe të tjera kanë bërë që të ketë ngritje të çmimit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat