​Ngjarjet e datës 10 shkurt

Kosova

​Ngjarjet e datës 10 shkurt

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 00:50
Qeveria e Kosovës

Mbahet mbledhja e 277-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 09:00)

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu mban konferencë për shtyp, ku tema kryesore do të jetë: Dr. Enver Hoxha mjeku i parë që ka bërë patentimin në lëmin e mjekësisë në Kosovë. (Zyrat e Odës së Mjekëve, ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. (Kabineti i presidentes, ora 11:00, pamje në fillim të takimit)

Hapet pika e vaksinimit kundërCOVID-19. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 12:30)

Promovohet libri “Epitafet në gjuhën osmane - deshifrimi dhe përkthimi i tyre”, regjioni i Anamoravës, i autorit Selim Selimi. (Teatri i Qytetit Gjilan, ora 11:00)

Aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 15-vjetorit të protestës së 10 shkurtit:

09:15 - homazhe te varri i dëshmorit Mon Balaj (Varrezat e qytetit Podujevë)

11:30 - homazhe te varri i dëshmorit Arben Xheladini (Varrezat e qytetit, Prishtinë)

12:00 - nderime te pllaka përkujtimore (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë)

13:30 - shfaqja e filmit dokumentar (Teatri Kombëtar Prishtinë)

17:00 - shfaqja e dokumentarit në të gjitha qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

ETEA organizon dialog socio-kulturor – Nature vs. Nurture – Çka e përcakton mësimnxënien? (Qendra “Libart” në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat