Policia jep detaje për rastin në Kamenicë

Kosova

Policia jep detaje për rastin në Kamenicë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e katër personave në Kamenicë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë mashtruar lidhur me një procedurë tenderuese.

Policia ka bërë të ditur se tre prej tyre ishin nga komisioni Vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie të mobileve (private).

“Janë zhvilluar hetime lidhur me një tender, ku katër të dyshuar meshkuj kosovarë, tre prej tyre ishin nga komisioni Vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie të mobileve (private), të cilët dyshohej se kanë mashtruar, me një procedurë tenderuese, me vlerë prej 35.731.50 €”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat