Homazh në pesëvjetorin e kalimit në amshim të Galan Palucaj, ish infermier i mjekësisë në QKMF "Nënë Tereza" në Klinë

Kosova

Homazh në pesëvjetorin e kalimit në amshim të Galan Palucaj, ish infermier i mjekësisë në QKMF "Nënë Tereza" në Klinë

Nga: Lekë Mrijaj Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:27
Galan Palucaj

I amshueshmi infermieri i mjekësisë tashmë i ndjeri, Galan Palucaj, i cili ndërroi jetë sot pesë vite më parë, ishte një ndër infermierët e parë (i cili me konkret thirrej si doktor Galani) i cili me kontributin e tij të pakrahasueshëm zhvilloi dhe konsolidoi shërbimin e infermierisë në Shtëpin e Shëndetit në Klinë, gjë qe vertetë ka dhenë kontributin duke fituar mirënjohjen madhore të kolegëve shëndetësor dhe të pacijentëve të tij klinas.

Ai, u lind me14 prill 1943 në Klinë nga babai Preni dhe nëna Zoja. Rrjedh nga një familje me tradita të larta fisnore, tradicionale shqiptare e njerëzore. Galan Palucaj e mbaroi shkollën fillore në Klinë, kurse Shkollën e Mesme të Mjekësisë e kreu në Prizren. Pothuajse ishte një nder infermieret e parë të Shtëpisë së Shëndetit në Klinë.

Qe nga viti 1963 deri në pensionimin e ka kaluar tërë jetën e tij të punës si një infermier i shkelqyeshëm i shëndetësisë mjekēsore pranë Qendrës Kryesore tē Mjekësisë Familjare "Nënë Tereza" nē Klinë.

Më vonë apo në fillimvitet '80-ta për dhjetë vite me radhē kreu detyra tjera të suksesshme të rëndësishme në menagjim të udhëheqjës së stafit të mesëm të shëndetsisë pranë Shtëpisë se Shëndetit në Klinë.

Infermieri Galan Palucaj, te popullata e qytetit të Klinës dhe zonave përreth saj njihet shumë mirë si një njeri tejet serioz e humanist i madh shëndetësor, i cili për 43 vjet radhazi ju ndihmoi me gjithë përkushtim e zemër pacijentëve të tij me nevoja të ndryshme shëndetësore, pra gjatë të gjithë karrierës së tij si një infermier i dalluar, ka punuar apo ju ka sherbyer të pacijentëve me ndershmëri dhe pasion duke vendosur në qendër pacientin dhe kujdesin për të, pra ishte shumë energjik në lemin e tij, si dhe optimist, entuziast i gatshëm në çdo moment të merrte e menagjonte çdo veshtirësi në sherbim të mirëqenies dhe shëndetit të qytetarve klinas.

Image
Galan Palucaj

Si një veteran infermier profesionalist i shëndetësisë në Klinë, ka sherbyer edhe nëpër këto ambullanta të fshatrave të Klinës, si në Zllakuqan, Shtupel, Jashanicë si dhe për shumë vite të tëra me radhë në Volljakë të Klinës.

E pelqente shumë korrektësinë, shoqërinë e padjallëzuar dhe sinçeritetin me kolegët dhe miqtë e tij, qe do të thotë se miqësia me të, ju dhuronte kolegëve, miqve dhe të dashurve të tij, qetësi, fjalë të prerë, korrektësi, besë, falje, harmoni dhe shumë dashuri. Pra, Galani ishte i përkushtuar ndaj misionit të tij, pikërisht të një infermieri, e krenar me rrënjët e tija të një merditori të kompletuar e origjinës së tij-Klinës, i cili do të kujtohet gjithmonë, mbi të gjitha për veprat e tij humane në sherbim të pacijentëve të sëmurë si dhe për besnikërin e fjalës së tij të sinçertë të deshmuar pranë të dashurve dhe miqve dhe kolegëve të tij.

Ai, papritmas si vetëtima u largua nga kjo botë duke ikur në amshim sot pesë vjetë më parë apo me 10 shkurt të vitit 2017, duke pushuar në varrezat e vjetra mbi treqindvjeçare të parardhësve dhe të dashurve të tij në Krushevë të Vogël të Klinës së Dukagjinit.

I përjetshëm kujtimi për ty miku im i çmuar Galan Palucaj. Lavdi e përjetshme vepres suaj madhore.

Pushofshi në Mbretërin e Hyjnisë Qiellore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat