Haradinaj falënderon SHBA-të për gjysmë milion vaksinat e dhuruara

Kosova

Haradinaj falënderon SHBA-të për gjysmë milion vaksinat e dhuruara

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dhurimin e kontingjentit me mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Edhe gjysmë milionë doza të vaksinës nga Shtetet e Bashkuara, donacion për vendin tonë. Faleminderit Amerikë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë `doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova pranon mbi 500 mijë vaksina Pfizer, donacion nga ShBA-të

Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër Covid-19 të siguruar nga presidenti i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi.

Latifi tha se stokut të vaksinave në MSH u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër Covid-19.

“Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai.

Ministri më tutje u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat