Tavani i rrëzuar në shkollën në Lipjan, reagon VV-ja

Kosova

Tavani i rrëzuar në shkollën në Lipjan, reagon VV-ja

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:35
VV ia ka vënë fajin punëkryesit, që, sipas saj, është i afërm i kryetarit Imri Ahmeti.

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar punimet në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, ku vetëm një vit pas funksionalizimit të objektit, është vënë në pah puna e dobët që është bërë nga investimi milionësh në të.

Në foton e bashkangjitur në shkrimin në Facebook, LVV ka paraqitur rrëzimin e tavanit në një klasë, që ka ndodhur gjatë kohës kur nxënësit ishin duke mbajtur mësim.

Për këtë LVV ia ka vënë fajin punëkryesit, që, sipas saj, është i afërm i kryetarit Imri Ahmeti.

Ky është reagimi i plotë i LVV-së:

Nëntorin e vitit 2021 janë bërë vetëm një vit kur është rikthyer në shfrytëzim SHMP “Adem Gllavica” në Lipjan, pas një renovimi milionësh.

Edhe pse ky investim është mbi 1 milion euro, cilësia e punimeve, si edhe në shumë projekte tjera, po vazhdon të jetë shumë e dobët. Kjo u dëshmua edhe sot, ku në një klasë të kësaj shkolle, përderisa nxënësit po po e zhvillonin mësimin, tavani pothuajse u ra në kokë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Punëkryesi, e që thuhet të jetë i afërm i kryetarit Imri Ahmeti, duhet jap përgjegjësi për atë që ka ndodhur sot. Çka nëse pasojat do të ishin më të mëdha? Çka nëse dikush do të pësonte lëndime, qofshin edhe ato të lehta trupore.

Kjo është papërgjegjësi totale dhe po na kushton çdo ditë?

Ndodhi si kjo e sotmja kanë filluar të shpeshtohen kohëve të fundit. Mbase po i bëjnë të gjitha një vit që janë kryer, pra në vitin kur ishte vit zgjedhor e punët kryheshin me nguti.

A janë në rrezik edhe klasët tjera ku mund të ndodhë ajo që ndodhi në klasën për të cilën po flasim sot. Kjo është mjaft shqetësuese për profesorët, nxënësit, mbi të gjitha për prindërit.

Ne lusim organet e rendit që ky rast të trajtohet me seriozitet maksimal, prej kontratës, punëkryesit, cilësisë së punimeve e deri tek pranimi teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat