Mbi 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza, me të tretën as 100 mijë

Kosova

Mbi 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza, me të tretën as 100 mijë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 23:54
Pamje nga vaksinimi

Mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti Covid, por me të tretën as 100 mijë.

Dikur ishin të mbushura e tani janë bosh.

Siç nuk ka ndodhur një kohë të gjatë, në hapësirat e Qendrës së Vaksinimit në kryeqytet, askush nuk po pret për të marrë vaksinë kundër virusit.

Për afërsisht një orë në pjesën e parë të ditës, asnjë qytetar nuk u duk këtu pari.

Mirëpo më pas, filluan ardhjet të cilat po ashtu s’ishin të shpeshta.

Milazim Ahmeti me bashkëshorten e tij, u regjistruan e më pas u vaksinuan me dozën e tretë.

Edhe dikush tjetër më i ri në moshë, po priste për të marrë vaksinën.

12 vjeçari Erlon Gashi është mjaft entuziast që do të vaksinohet, sepse dëshiron që jeta të kthehet në normalitet.

Mirëpo faktin se ka një interesim të ulët për tu imunizuar me vaksinë, s’e mohojnë as doktorët përgjegjës.

Madje, kësisoj mendojnë edhe shumë qytetarë tjerë.

Në Kosovë deri tash janë dhënë 92 mijë doza të treta të vaksinës anti Covid.

Ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 800 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat