Parashikimi i motit në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 07:21
Ilustrim

Ditën e shtunë pritet një rënie e lehtë e temperaturave përreth vlerave normale, ndërkaq të dielen parashihen mundësi edhe për riga lokale shiu orëve të pasdites, e përreth zonave malore edhe të borës.

Mot me vransira të ndryshueshme pritet të mbizotërojë ditëve të para të javës vijuese, pa përjashtuar mundësi për riga lokale shiu ditën e hënë e të martë. Në aspektin termik do të mbajë mot më i butë.

Cilësia e ajrit ditën e shtunë shënon një përmirësim të shkurtër me indeks që kalon edhe në vlera të pranueshme, e nga dita e diel kushtet atmosferike, pa një qarkullim të mjaftueshëm ajror, mbajnë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Datat:

12.02 – Kryesisht me vransira.

13.02 – Kryesisht me vransira. Pasdite më vonë me mundësi edhe për riga lokale shiu, përreth viseve malore edhe reshje të dobëta bore.

14.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona malore reshje të dobëta bore.

15.02 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

16.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat pësojnë një rënie ditën e shtunë, e më pas në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet -1 e 1C, e maksimalet të shtunën zbresin në 5C e 6C, e të dielen rriten në 8C e 9C, deri të mërkurën edhe në 12C.

Erërat frynë edhe mesatare e mesatarisht të fuqishme ditën e shtunë nga verilindja 6-13m/s, e nga dita e diel të lehta kryesisht nga jugu e juglindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat