Gjatë 24 orëve të fundit 65 aktakuza të ngritura për vepra të ndryshme penale, tri prej tyre për dhunë në familje

Kosova

Gjatë 24 orëve të fundit 65 aktakuza të ngritura për vepra të ndryshme penale, tri prej tyre për dhunë në familje

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 14:31
Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 65 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 72 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se tri prej tyre janë për dhunë në familje.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 16 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe janë bërë 5 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 5 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat