Ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e udhëtimit në transportin urban të Prishtinës

Kosova

Ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e udhëtimit në transportin urban të Prishtinës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutoi për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.

Ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlen vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së.

Gjithashtu në këtë takim, Ministri Mehaj me kryetarin Rama, u dakorduan që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrihet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat