Krasniqi shprehet optimist për qasjen e kancelarit të ri gjerman ndaj Kosovës

Kosova

Krasniqi shprehet optimist për qasjen e kancelarit të ri gjerman ndaj Kosovës

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 00:17
Milazim Krasniqi

Analisti politik Milazim Krasniqi ka lavdëruar mënyrën e mbrojtjes së ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së përbashkët për media që pati me presidentin rus, Vladimir Putin.

Derisa Putin kritikonte ndërhyrjen e NATO-s në Beograd, Scholz i tha se këtë e bënë me synimin për të parandaluar gjenocidin.

Kjo deklaratë e tij është shpresëdhënëse se politika gjermane ndaj Kosovës do të ndryshojë për mirë, sipas Krasniqit.

“Është pritur që të ketë ndryshim të politikës gjermane, sepse kancelarja Merkel ka shikuar vetëm interesat strategjike ekonomike gjermane dhe në këtë drejtim Rusia është partneri kryesor, sepse varësia e Gjermanisë nga gazi rus është shumë e madhe. Shpresoj shumë që kancelari i ri do të ketë një qasje edhe më konstruktive edhe në raport me Kosovën edhe me Ballkanin. Sado që pati hezitime në fillim qeveria e re gjermane, në fakt me vizitën e tashme në Kiev dhe Moskë dëshmoi lidership dhe veçmas ajo mënyrë korrekte e mbrojtjes së arsyes së intervenimeve në Kosovë tregon që ai e ka kaluar betejën, atë periudhën transitore të lidershipit dhe është bashkuar me të gjithë liderët e Perëndimit”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi shtoi se Rusia në vazhdimësi tenton që të parandalojë eurointegrimin e Ballkanit dhe se këtë e bën në secilin shtet, por se Kosova – meqë s’është anëtare e OKB-së – është një kartë që e përdor shpesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat