Disa fshatra të Podujevës mbesin pa furnizim me ujë

Kosova

Disa fshatra të Podujevës mbesin pa furnizim me ujë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin sot fshatrat nga Shajkoci e deri në Sfeqël të Podujevës, kjo për shkak të një një defekti që ka ndodhur sot në gypin furnizues nga Albaniku.

Në njoftimin e KRUP thuhet se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes.

“Furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi.

Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi. Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat