Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Java e ardhshme do të fillojë me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu, ku nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.

“Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat