​Ngjarjet e datës 24 shkurt

Kosova

​Ngjarjet e datës 24 shkurt

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 00:12
Ilustrim

Mbahet mbledhja e 278-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK, ora 09:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën vjetore Reforma në Administratën Publike në Kosovë: Sfidat, progresi dhe rruga përpara (Hotel Emerald, ora 09:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët me temën "Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë – Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional? - Kahja e reformës së nevojshme" (Hotel Emerald, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (KK Kosovë, ora 10:00)

Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit protestojnë punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” (Para Qeverisë, ora 12:00)

OJQ Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizon një protestë kundër zhdukjes së qenve

endacak në rajonin e Ferizajt (Para Komunës së Ferizaj, ora 12:00)

Organizata “ETEA” organizon takim mes nxënësve dhe drejtoreshës së DKA Prishtinë, Besianë Musmurati (Qendra “Libart”, ora 13:00)

KFOR-i dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTK) organizojnë një ditë të dhurimit të gjakut (Kampi qendror i KFOR-it, ora 14:30)

Organizata “ETEA” organizon takim me shkrimtarin Nazmi Rrahmani (Qendra “Libart”, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat