1,597 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

1,597 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,597.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221,679, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,116.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat