Nesër përkujtohet Ismet Osdautaj

Kosova

Nesër përkujtohet Ismet Osdautaj

Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:56
Ismet Osdautaj

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton gjitha shtëpitë mediale dhe opinion e gjerë se nesër me 04 mars 2022, ditë e premte në ora 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta do të përkujtohet këngëtari, rapsodi, veprimtari, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish zyrtari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ismet Osdautaj.

Në këtë akademi do të behet edhe promovimi i Çmimit për kulturë “Ismet Osdautaj” i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Po ashtu në ora 12:45, tek varrezat në Isniq, do të behet zbulimi i plakës përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Ismetiti.

Në këtë këto aktivitet do të marrin pjesë:

-        Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit,

-        Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes,

-        Ferit Idrizi, kryetar i Komunës së Vushtrrisë,

-        Ekrem Kastrati, kryetar i Komunës së Malishevës,

-        Edona Maloku-Berdyna, zëvendës ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

 Luten shtëpitë medialë të përcjellin këto aktivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat