Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 4 mars 2022 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Njoftim (ngjarjet 4 mars 2022):

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi. (Kuvendi i Kosovës, kabineti i kryetarit, ora 10:00 - pamje në fillim të takimit. Konferenca e përbashkët për media – ora 10:45)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla- N-303, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të granteve GGP (Salla e konferencave, Kati 2, Ambasada e Japonisë ne Kosove, ora: 10:30 – 11:10)

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora: 11:00)

Mbahet konferencë për ecurinë e rastit ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Pjetër Shala. (Hagë, ora 14:30)

Mbahet Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (KGjK, ora: 12:00)

Eurodeputetja dhe raportuesja e përhershme për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel mban konferencë për medie. (Kampusi IBC-M Jugor në Mitrovicë Jugore, ora: 16:00)

Mbahet ceremonia e përzgjedhjes së Laureatëve për vitin 2021 e organizuar nga Drejtoria e Sportit të Komunës së Prishtinës (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora: 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat