​KPM kundër dezinformatave, ndalon transmetimet e mediave ruse në Kosovë

Kosova

​KPM kundër dezinformatave, ndalon transmetimet e mediave ruse në Kosovë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:33
Komisioni i Pavarur i Mediave

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) të marrë vendim për largimin e përkohshëm nga transmetimi të gjitha kanalet me origjinë nga Federata Ruse në Kosovë. Kjo me qëllim që qytetarët tonë mos të bien pre e dezinformatave.

E nga ky vendim janë larguar katër media ruse.

Kryeshefiekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Media, Faruk Rexhaj, në një intervistë për KosovaPress, tregon qëllimin e largimit e përkohshëm të kanaleve ruse nga transmetimi në vendin tonë.

Rexhaj: KPM ka marrë vendim për largimin e përkohshëm të mediave me origjinë ruse

“Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë një vendim me të cilin përkohësisht ka larguar të gjitha mediat ruse ose me origjinë ruse në të gjithë operatorët e shpërndarjes në vendin tonë. Bëhet fjalë për disa kanale ruse të cilat operojnë përmes operatorëve të shpërndarjes, është Russia Today, Russia Documentary, dhe dy kanale të tjera (...), por ajo që është me rëndësi se operatorët e shpërndarjes i janë përmbajtur vendimit të KPM-së dhe pothuajse të gjitha operatorët i kanë larguar këto media nga transmetimi i tyre, nga platformat e tyre”, tha Rexhaj.

Për vendimin e largimit të përkohshëm të transmetimit të mediave ruse, Rexhaj thotë se edhe vendet e Evropës kanë marrë një vendim të tillë.

Rexhaj: Ka edhe shtete tjera që kanë larguar këto media nga transmetimi i tyre

“Së paku sa jemi njoftuar edhe ne nga mediat, siç duket ka edhe në Evropë ka shtete të cilat e kanë ndërmarrë këtë hap duke i larguar këto media nga transmetimi i tyre, mirëpo kryesisht ka ardhur si pasojë e luftës e cila është duke u zhvilluar në mes Rusisë dhe Ukrainës, është bërë në një formë dhe jemi duke marrë masa të nevojshme që të mbrohet siguria, rendi juridik në Kosovë që të mos ketë dezinformata të cilat mund të qojnë në prishjen e çfarëdo rendi apo diçka në vendin tonë, kjo është[...]parandaluese gjithsesi është i përkohshëm dhe në asnjë formë nuk duhet të tingëllojë si ndalim i fjalës së lirë apo diçka e tillë, thjesht është një vendim i përkohshëm, të shohin ditëve në vazhdim se si janë duke rrjedhur gjërat dhe sa duhet të qëndrojë ky ligj në fuqi”, tha ai

Rexhaj për KosovaPress ka thënë se të gjitha mediat të cilat transmetohen në Kosovë janë të licencuara nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Rexhaj: Mediat të cilat janë të licencuara në vendin e origjinës nuk licencohen në Kosovë

“Operatorët e shpërndarjes marrin kanalet me licencë dhe ka kanale vendore të cilat janë të licencuara nga KPM-ja, mirëpo ka kanale edhe nga jashtë Kosovës të cilat janë të licencuara në vendin e origjinës. Në direktivën e AVM-së dhe në përgjithësi licencimi i dyfishtë nuk lejohet, pra ato media të cilat janë të licencuara në venin i origjinës nuk licencohen prapë në Kosovë, këtu operatorët e shpërndarjes kanë mundësi të marrin kanale nga dhe kanë kanale po thuajse nga të gjitha vendet e botës përfshirë Gjermaninë, Francën prej të gjitha vendeve të ciklat mbledhin kanale me marrëveshje i ofrohen marrëveshjet për ato kanale që i kanë dhe i transmetojnë”, tregon ai.

Ndërkohë ,ai foli edhe për transmetimin e mediave serbe në Kosovë, për të cilat thotë se kanë të drejtë të transmetohen në Kosovë, pasi që janë të licencuar.

Rexhaj: Të gjitha televizionet që transmetojnë në Kosovë kanë licencë nga KPM-ja

“Të gjitha subjektet transmetuese të cilat transmetojnë në Kosovë kanë licencë nga KPM-ja. Këto subjekte transmetuese mund të arrin frekuencë nga radio, të cilat janë edhe televizionet me frekuencë, operatorë të shpërndarjes (operatorë kabllorë), kanë licencë në KPM, mirëpo operatorët e shpërndarjes bartin kanale edhe të Serbisë si (RTS), mirëpo kanë të drejtë, ka edhe operatorë shqiptarë që bartin kanale serbe në platformat e tyre të shpërndarjes, kjo është diçka që është në kuadër të ligjit[...]Nuk e di se si funksionon atje në Serbi licencimi i këtyre kanaleve, mirëpo mendoj se Kosova ka një pluralizëm të madh medial, kemi pothuajse televizione në të gjitha komunitet në Kosovë që veprojnë, kjo është një praktikë për tek ne qytetarët e barabartë dhe të gjitha ata që i plotësojnë kushtet në bazë të ligjit”, tha ai.

Ndërkohë KPM bën apel te mediat që të kenë kujdes gjatë transmetimit të përmbajtjeve programore me qëllim të evitimit të shpërndarjes së lajmeve propaganduese dhe të rreme, e që bëhet fjalë për ato nga Federata Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat