Hashani: Ndihma për bujqit s’është e mjaftueshme

Kosova

Hashani: Ndihma për bujqit s’është e mjaftueshme

Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Halim Hashani, nga Shoqata e Bujqve të Kosovës, e ka mirëpritur subvencionimin nga qeveria.

Hashani, tha se kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme, por megjithatë jep kurajë te bujqit për të punuar sa më shumë.

“Kisha me e falënderu Ministrinë e Bujqësisë për ndihmë. Këto subvencione sado pak e zbusin koston e prodhimit bujqësor dhe besoj se do t’ia dalim disi”.

“Ky subvencionim nuk është i mjaftueshëm – por jep një kurajë për të punuar sa më shumë. Disi do t’ia dalim për të prodhuar edhe më shumë”, tha Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat