Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 10 mars 2022 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

​Ngjarjet e datës 10 mars:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)

Projekti DEMOS lanson fazën e tretë të projektit për Komunat e Kosovës. Marrin pjesë kryetarë komunash, ministra dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Hotel “Emerlad”, Prishtinë, ora 09:30)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Nick Hækkerup. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00- pamje në fillim të takimit)

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti dhe drejtori i Hetimeve të Policisë së Kosovës Arben Paçarizi raportojnë në Komisionin për Çështje të Sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezë diskutimi me temën “Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30-12:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)

Informim i Dhomave të Specializuara të Kosovës për median. (Hagë, ora 14:30)

Ambasadorja e Francës Marie-Christine Butel, do t'ia dorëzojë medaljen Komandant i Legjionit të nderit Qëndrim Gashit, ish-ambasador i Kosovës në Paris. (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat