​Osmani: Vetëm një demokraci gjithpërfshirëse është e qëndrueshme

Kosova

​Osmani: Vetëm një demokraci gjithpërfshirëse është e qëndrueshme

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:44
Vjosa Osmani

Krerët më të lartë shtetëror por edhe përfaqësues ndërkombëtar vlerësojnë se vetëm me gjithpërfshirje dhe barazi gjinore arrihet demokraci e qëndrueshme. Kështu u tha në konferencën dy ditore të dhjetëvjetorit të Javës së Gruas që u mbajtë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Liderët e partive politike në Kosovë u shprehën se përkundër progresit që Kosova ka shënuar në përfshirjen e grave në jetën politike duhet ende punë në këtë drejtim.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se demokracia është vërtetë e mirëfilltë është vetëm kur dëgjohet zëri i secili dhe kur demokracia është gjithpërfshirëse.

Shefja e shtetit kosovar tha se pavarësisht shenjave të progresit ne kemi ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar nivelin e demokracisë në Kosovë.

Osmani theksoi se është tejet e rëndësishme mbledhja dhe gjenerimi i të dhënave gjinore për të garantuar barazinë dhe gjithpërfshirjen.

Presidentja Osmani foli edhe për zhvillimet në Ukrainë, për çka tha se vuajtjet më të mëdha si në çdo luftë tjetër edhe atje po i vuajnë gratë dhe fëmijët.

Osmani: Vetëm një demokraci gjithëpërfshirëse është një demokraci e qëndrueshme

“Demokracia mund të quhet vërtetë demokraci e mirëfilltë vetëm atëherë kur secili zë dëgjohet, kur askush nuk lihet pas, kur individët e grupeve të caktuara të shoqërisë nuk përjashton, kur të gjithë luajmë dhe veprojmë në terren të barabartë e kur gratë dhe burrat janë vërtetë të barabartë. Vetëm një demokraci gjithëpërfshirëse është realisht një demokraci e qëndrueshme. 15’\34Zhvillimet aktuale në Evropë po dëshmojnë se demokracia është vazhdimisht e rrezikuar, zhvillet aktuale në Evropë po dëshmojnë po ashtu se apetitet e armiqve të demokracisë nuk njohin kufi dhe se kanë fare problem a sfidojnë demokracinë në mënyrë aktive. Për ta demokracia dhe përhapja e saj janë rreziku i drejtpërdrejtë i mendësive dhe politike të tyre autokrate, ekspansifile, imperialiste e hegjomenoiste. Kosova dhe populli ynë i ka ende të freskëta kujtimet e luftës dhe sot zemrat tona rrahin fort kur shohim imazhet që vijnë nga qytetet e ndryshme në Ukrainë. Sikurse në çdo luftë tjetër ato që më së shumti vuajnë pasoja janë gratë dhe fëmijët”, tha ajo.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier u shpreh se pjesëmarrja e grave në jetën publike është thelbësore për një demokraci gjithpërfshirëse.

Duke folur për sulmin rus në Ukrainë ai tha se SHBA-të e konsiderojnë të pajustifikueshëm këtë veprim, ndërsa falënderoi Kosovën për përkrahjen ndaj shtetit ukrainas.

Sipas tij të gjithë bashkërisht duhet të punojnë që në Kosovë të pengohet lufta seksiste dhe ajo e urrejtjes ndaj grave.

Hovenier: Java e Gruas paraqet mundësi të punojmë për barazi gjinor në gjitha nivelet

“Pjesëmarrja e barabartë e grave paraqet një tregues të përparimit për të gjithë vendin sepse tregon sa kemi arritur dhe sa punë duhet bërë përpara dhe kjo kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe duhet t’ia rikujtojmë vetës që jemi zotuar për parimet që kemi sepse me këtë mundësohet të dëgjohet zëri i tërë shoqërisë për hartimin e politikave më të mira. Ndërsa, më shumë gra konkurrojnë në zgjedhjet lokale kjo nuk po rezulton për përfaqësim të barabartë në të gjitha zyrat politike dhe kjo është arsyeja që duhet t’i kapërcejmë pengesat që një numër më i madh i posteve të zgjidhjen në nivel lokal. E dimë dhe shumë shpesh që gratë që konkurrojnë nëpër pozita publike dhe që shërbjejnë në to gratë në Kosovë përballen me seksizëm dhe urrejtje ndaj grave, shohim se në medie gratë sulmohen shumë më shpesh për shkak të dukjes së tyre dhe shpesh përballen në shprehje ofenduese dhe seksiste, po ashtu edhe në internet gratë rregullisht ngacmohen, kërcënohen. Ne të gjithë kemi përgjegjësi që t’i dyfishojmë përpjekjet që t’i ndalim këto sulme në çfarëdo forme”, theksoi ai.

I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në panel më shumë foli si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se në Lëvizjen Vetëvendosje përmes krijimit të një organizate të quajtur “Gratë për Lëvizjen” po synojnë ta forcojnë solidaritetin gjinor.

Kurti: Po përpiqemi që brenda Lëvizjes ta kultivojmë dhe ta forcojmë solidaritetin gjinor

“Në Lëvizjen Vetëvendosje ku unë jam kryetar së fundmi kemi aprovuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dy rregullore, rregulloren e organizatës së re, gratë për Vetëvendosje, dhe Rinia për Vetëvendosje. Po përpiqemi që brenda Lëvizjes ta kultivojmë dhe ta forcojmë solidaritetin gjinor. Është e domosdoshme që gratë që përveçse ta konkurrojnë njëra-tjetrën edhe ta ndihmojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën dhe tashmë kjo ndodh kudo në shoqëri ne gjejmë momente dhe vende që gratë ndihmojnë njëra-tjetrën dhe ne kemi për detyrë të ndihmojmë ato derisa ndihmojnë njëra-tjetrën. Besojmë që kjo organizatë e re përbrenda subjektit tonë politik është forma e një përpjekje të tillë“, u shpreh Kurti.

Kurse, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke theksuar në progresin e pjesëmarrjes së grave në jetën politike theksoi se duhet të punohet më shumë në këtë drejtim.

Krasniqi theksoi se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, PDK për herë të parë ka arritur të ketë gjithëpërfshirje më të madhe të grave në pozita vendimmarrëse.

Krasniqi: besoj që jemi në rrugën e duhur për të rritur pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje

“Për aq kohë sa ka një rritje të numrit të grave në vendimmarrje përtej formalitetit në pjesëmarrje në struktura apo në lista kandiduese përtej asaj që quhet përmbushjes së detyrime legale siç janë kuotat unë besoj që se jemi në rrugën e duhur. A ka hapësirë për të bërë më shumë partitë politike, gjithsesi dhe kjo mbetet përgjegjësia jonë. Në zgjedhjet e kaluara ne përsëri kemi qenë partia që ka pasur numrin më të madh të grave kandidate për kryetare të komunave, kemi pasur numrin më të madh por kanë qenë vetëm 4 kandidate, por megjithatë në komuna dhe qytete të rëndësishme, përtej kësaj ne kemi pasur edhe numrin më të madh të grave që kanë udhëhequr listat e asambleve komunale gjithsej 8, dhe përtej kuotës kemi pasur rreth 38% të kandidateve për asamble”,tha ai.

E lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u pajtua që përfaqësimi i gruas në jetën politike është përmirësuar. Sipas tij tashmë edhe partitë politike e kanë kuptuar potencialin e gruas prandaj çdo subjekt politik ka interes që të ketë përfshirje të grave në proceset e brendshme.

Abdixhiku: Ka pasur progres evident në përfshirjen e gruas në jetën politike

“Ka pasur progres evident në përfshirjen e gruas në jetën politike, dhe kjo për shkak të dy arsyeve bazike e para ka një punë të madhe nëpër vite të inkorporuar brenda legjislacionit ajo që njihet dhe që i themi si kuotë megjithatë ka dhënë rezultate të mira, sepse fillimisht ka inkurajuar pjesëmarrjen e gruas në politikë e më pas i ka bërë gratë të zgjedhshme me kalimin e kohës[...]e dyta ka një vetëdijesim të vetë partive politike që është shumë e rëndësishme. Për çdo parti politike është e qartë se ka një potencial të jashtëzakonshëm politik, intelektual dhe profesional prandaj çdo parti ka interes të përfshira edhe gratë në proceset e brendshme sepse ka potencial dhe me potencial partitë rriten. E dyta është se partitë e kanë të qarta se gjysma e votuesve janë gra dhe partitë politike ekzistojnë për mbështetje qytetare dhe e treta gratë në Kosovë janë të zgjedhshme”, tha ai.

Dhjetëvjetori i Javës së Gruas i organizuar nga IND-ja do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat