Protestojnë banorët e lagjes “Kalabria”, ministri Aliu: I sigurojmë se jemi duke i trajtuar me prioritet

Kosova

Protestojnë banorët e lagjes “Kalabria”, ministri Aliu: I sigurojmë se jemi duke i trajtuar me prioritet

Më: 15 mars 2022 Në ora: 15:32
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se zyrtarë të lartë kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes “Kalabria”, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre rreth Planit Rregullues të Hollësishëm.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka shkruar duke i siguruar qytetarët e lagjes “Kalabria se këtë çështje janë duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet.

“Zyrtarë të lartë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes Kalabria, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë diskutuar hollësisht për shqetësimet e tyre rreth Planit Rregullues të Hollësishëm si dhe vendimeve që janë marrë në të kaluarën”, ka shkruar Aliu.

“I sigurojmë qytetarët e lagjes Kalabria se këtë çështje jemi duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet”, shtoi ai.

“Për më shumë, shqetësimet e tyre do ti trajtojmë bashkë me institucionet tjera qendrore dhe lokale, për shkak se ligjshmëria e vendimeve komunale trajtohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat