Inspektohen subjektet afariste për respektim të orarit të punës

Kosova

Inspektohen subjektet afariste për respektim të orarit të punës

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:25
Pamje gjate inspektimit

Isnpektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu – Ramaj, kanë vazhduar me inspektime të subjekteve afariste, gjatë natës, për respektim të orarit të punës dhe rregullave tjera, përfshi edhe shërbimin e alkoolit për personat nën moshën 18 vjeçare.

Sipas drejtoreshës Kryeziu-Ramaj, janë inspektuar subjektet afariste të video lojërave, lojërave tjera si bilardo dhe të ngjashme, si dhe subjektet tjera ku shërbehen pije, për të mbikëqyr shërbimin e pijeve alkoolike për personat nën moshën 18 vjeçare.

“Ndonëse nuk janë hasur në parregullsi gjatë këtij inspektimi.

Ne si inspektorat, do bëjmë monitorimin e vazhdueshëm të të gjjitha lokaleve dhe subjekteve afariste, me qëllim të respektimit të orarit të punës, por edhe për rregulla tjera, përfshi pijet alkoolike, shitjen e cigareve dhe të ngjashme”, ka deklaruar drejtoresha Kryeziu-Ramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat