Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 16 mars 2022 Në ora: 07:00
Kuvendi i Kosovës

Ngjarjet e datës 16 mars 2022

- Në kuadër të Javes se Frankofonisë mbaht konferenca "Valorizmi i ndërsjellë i larmisë kulturore. (Autostrada Hangar në Prizren, ora 9:30)

-  Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduar nga seancat e kaluara. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile KDI, D4D, D+, FOL dhe Çohu mbajnë konferencë për media lidhur me shqyrtimin e projektligjit për financimin e subjekteve politike. (Sheshi "Skenderbeu", pranë një instalacioni si kulete të madhe që është vendosur aty, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 210-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Këshillit, ora 10:00 - takim mbahet përmes formës online)

- Vazhdon dita e dytë e konferencës “Në mbrojtje të demokracisë: Gjithëpërfshirja ka rëndësi”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik me rastin e Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon Forumin Konsultativ. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

- Promovohet libri “Sovraniteti versus Integriteti” i autorit Arben Çejku. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Shtëpia e Evropës në Kosovë hap ekspozitën “Konceptimi simbolist i peizazheve”, të piktores Milica Miletiq. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë e Veriut, ora 16:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat