​Ngjarjet e datës 17 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 17 mars

Më: 17 mars 2022 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Mbahet seanca e radhës në çështjen Gucatit & Haradinajt - Deklaratat përmbyllëse. (Dhomat e Specializuara, ora 09:30)

Instituti “EdGuard” mban sesion informues rreth njohjes së mësimit paraprak. Marrin pjesë përfaqësues nga Bashkimi Evropian, MASHTI, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe hisedarë të tjerë. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra Prishtinë, mban konferencë për gazetarë. (Oborri i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

Programi i USAID-it After School Support for Teens (ASSET) / Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën “Sfida e Dizajnit 2022”. (Hotel International Prishtina, ora 10:30)

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari sportive “Ali Shala”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12:00)

Fillon aksioni për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”. Të pranishëm në inspektimin e procesit të zhvendosjes së kiosqeve do të jenë kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe përfaqësues të lagjes. (Rr.“Muharrem Fejza”, Prishtinë, ora 12:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat